Skip to main content
Advanced Search
PROJEKTI
BASHKËPUNËTORËT
KATALOGËT ONLINE
Beteja
Kryengritje
SHËRBIME PËRKTHIMI
AKTIVITETE
BLOG
BOTIME
FJALOR
HYR
Katalogët
Items
Created
Resource class
Title
Number (numeric:integer)
Ascending
Descending
Sort
Advanced search
Zëvendësohen komandanti dhe valiu i Shkodrës.
Zëvendësohen dhe zgjidhen antarët e rinj të këshillit administrativ të Shkodrës.
Zëvendësmitropoliti i Korçës kërkon që të dërgohet në Mitropoli papa Kozmai, prifti i Voskopit, i cili akuzohet se vepron në kundërshtim me urdhrat e eprorëve.
Zëvendëskonsulli i Malit të Zi në Shkodër ka shkuar në vendlindje që të sjellë në Shkodër edhe familjen e tij.
Zëvendëskonsulli austro-hungarez i Shkodrës ka shkuar që të takohet me peshkopë të ndryshëm katolikë.
Zëvendëskomandanti i ushtrisë së Shkodrës kërkon që të ardhurat e doganave të Shkodrës dhe të Prevezës t'i akordohen shpenzimeve të ushtrisë së Shkodrës.
Zëvendëskajmekami i Kosturit ka zgjidhur situatën e tensionuar që është krijuar së fundmi mes bullgarëve që kanë shkuar në kishën ortodokse, e cila gjendet jashtë nahijes së Hurpishtit, por janë penguar nga ortodoksët vendas që të hyjnë në kishë.
Zëvendësimi në detyrë i Salihut, kadiut të Gjirokastrës për shkak të moshës së tij të thyer.
Zëvendësimi në detyrë i Abdylhalimit kajmakamit të Skraparit dhe Kamilit kajmakamit të Tomorricës.
Zëvendësimi i Zyhdiut, inspektorit të pyjeve të Shkodrës dhe sekretarit të drejtorisë së pyjeve, Dervishit.
Zëvendësimi i Zyhdiut, inspektorit të pyjeve të Shkodrës dhe sekretarit të drejtorisë së pyjeve, Dervish efendiut.
Zëvendësimi i mytesarifit të Durrësit dhe kancelarit të vilajetit të Shkodrës, për shkak të veprimtarisë së tyre të dëmshme, për të cilën ka dhënë informacion edhe një person i besueshëm i perandorisë brenda familjes së princit të Malit të Zi.
Zëvendës konsulli i Podgoricës njofotn se nëpunësit malazez ia mveshin valiut të Shkodrës përgjegjësinë e disa ngjarjeve penale si vjedhje dhe vrasje në mënyrë që të krijojnë trazira na vilajet.
Zëvendës konsulli austro-hungarez në Shkodër është sjellur në mënyrë të pahijshme me ushtarin roje.
Zëvendës konsulli austro-hungarez në Shkodër është sjellë në mënyrë të pahijshme me ushtarin roje.
Zëvendës komandanti i ushtrisë së Shkodrës kërkon që të ardhurat e doganave të Shkodrës dhe të Prevezës t’i akordohen shpenzimeve të ushtrisë.
Zëvendës kajmakami i Kosturit, ka zgjidhur situatën e tensionuar që është krijuar në fundmi mes bullgarëve që kanë shkuar në kishën ortodokse që gjendet përjashta nahijes së Hurpishtit, por janë penguar nga ortodoksët vendas që të hyjnë në kishë.
Zeneli, nga fshati Melçan i kazasë së Korçës, nuk mund të regjistrohet për momentin adjutant i sulltanit.
Zeneli, myezini në xhaminë e sulltan Mehmetit në kalanë e Bashtovës, vërteton se ka marr në dorëzim rrogën nga mukataja e Durrësit.
Zeneli, i biri Abasit nga Kruja, i cili gjendet në burgun e Shkodrës është dërguar për kurim se ka shfaqur probleme psiqike.
Zeneli tërheq nga mukataja e Durrësit, rrogën për detyrën e caktuar me ferman.
Zeneli kajmakami i Zengabadit emërohet mydyr në kazanë e Përmetit në vend të Rexhepit, i shkarkuar për shpërdorim detyre.
Zeneli kajmakami i Zengabadit emërohet mydyr në kazanë e Përmetit në vend të Rexhepit, i shkarkuar për shpërdorim detyre.
Zeneli kajmakami i Zengabadit emërohet mydyr në kazanë e Përmetit në vend të Rexhepit, i shkarkuar nga detyra, ndërsa vazhdon hetimi për kadiun e Përmetit.
Zeneli i kalon me dëshirën e tij xhaxhait të tij, Hasanit, timarin në fshatin Melçan të nahijes së Korçës, që ka përfituar nga i ati i tij Hyseni.
Zeneli emërohet mydyr në kazanë e Lezhës në vend të Abdullahut të shkarkuar nga detyra.
Zeneli emërohet mydyr i kazasë së Lezhës në vend të Abdiut, i shkarkuar nga ajo detyrë.
Zeneli biri i Ahmetit emërohet roje në drejtorinë e pronave sulltanore në Durrës.
Zenel Hakiu, binbash në xhandarmërinë e Durrësit dërgon nipin e tij tek Hidivi i Egjiptit.
Zenel efendiu emërohet mësues në shkollën sibjan të fshatit Zogaj të Shkodrës.
Zenel efendiu emërohet mësues në shkollën sibjan të fshatit Zogaj të Shkodrës.
Zenel beu nipi i Ali pashë Tepelenës emërohet kajmakam i Zengabadit në vend të Sejid pashës, i shkarkuar nga ajo detyrë.
Zekiu ish mytesarifi i Siverekut emërohet mytesarif në Durrës në vend të Emin Arsllanit që emërohet mytesarif në Tripoli.
Zekiu ish mytesarifi i Siverekut emërohet mytesarif në Durrës në vend të Emin Arsllanit i cili transferohet mytesarif në Trablussham.
Zekiu ish mytesarifi i Sirozit emërohet mytesarif në Durrës në vend të Emin Arsllanit që emërohet mytesarif në Tripoli.
Zekija, ish mësuesja e shkollës së Gjirokastrës emërohet në shkollën iptidaije të vashave të Kirmastit.
Zekerija Maxhidi, ndihmës komandanti i policisë së Durrësit, ka aplikuar për detyrë tek Drejtoria e Përgjithshme e Policisë.
Zekerija Maxhidi, ndihmës drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shqipërisë aplikon për një detyrë.
Zekerija Maxhidi, ndihmës drejtori i drejtorisë së policisë së Shqipërisë ka aplikuar për arsye pune pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Stambollit.
Zekerija emërohet në vend të Sylejmanit, zëvendës drejtorit në nahijen e Bilishtit në Korçë, i cili ka dhënë dorëheqje.
Zekerija emërohet mësues i rikasë në ruzhdijen e Starovës.
Zejnelabidin efendi; vendlindja Shkodër, biri i tregtarit Rashid aga.
Zejnelabedini, ish myftiu i Gjirokastrës emërohet sërish në atë detyrë në vend të myftiut aktual, i cili shkarkohet për shpërdorim detyre.
Zejnelabedini, ish myftiu i Gjirokastrës emërohet myfti në Janinë, në vend të myftiut aktual i shkarkuar, sepse ka vulosur aktin e hartuar nga defterdari i Janinës, i përgatitur në kundërshtim me ligjin.
Zejnelabedini emërohet me detyrë në këshillin administrative të Gjirokastrës.
Zejnelabedini emërohet kancelar i protokollit në kazanë e Kolonjës dhe rroga e tij paguhet nga data që ka filluar nga detyra.
Zejnelabedini anëtari i këshillit administrativ të sanxhakut kërkon ndihmë ndaj Hysen pashës kajmakamit të kazasë së Beratit dhe vëllait të tij Kahraman pashës sepse kanë nisur armiqësi ndaj tij sepse ka nxjerrë në pah shpërdorimet e tyre me pronat.
Zejnel Ragip efendi; vendlindja Shkodër, biri i Musa Qazim efendiut, mësues i shkollës ruzhdije.
Zejnel Nijazi Efendi; vendlindja Shkodër, i biri i Mehmet agait.
Zejnel Efendi; vendlindja Shkodër, biri i Ibrahim efendiut.
Zejnel Efendi; vendlindja Shkodër, biri i Abdullah Efendiut.
Zejnebeja trashëgon pjesën 1/4 tek çifligu i Jallit që kishte nën pronësi Mehmet Ali pashë Delvina në kazanë e Delvinës.
Zef Kraja dhe Mark Xhorxhi zgjidhen anëtarë të këshillit administrativ të Shkodrës.
Zef aga Kraja dhe Mark aga Corci zgjidhen anëtarë të këshillit administrativ të Shkodrës.
Zebeli ish kadiu i Beratit emërohet kadi në Golos.
Zeameti i të ndjerit Ebu Beqir nga qyteti i Gostivarit, që gjendet në kazanë e Elbasanit, u pati kaluar dy bijve të tij, Ibrahimit dhe Ismailit, dhe pas vdekjes së Ismailit, pjesa e tij i kaloi të birit të tij, Ebu Beqirit.
Zbulohen vrasësit e Fotit, Mitropolitit Ortodoks të Korçës.
Zbulohen nëntëmbëdhjetë tyfek dhe gjerdanë me fishekë në një fshat të Korçës.
Zbritje taksash avariz për banesat e fshatrave Kamenicë dhe Mborje, që varen nga kazaja e Korçës.
Zbritje në taksat e popullsisë së kazasë së Korçës.
Zbritet shuma që ka nën administrim sipërmarrësi i Shkodrës, Ali efendiu.
Zbrazet shtëpia e komandantit të artilerisë që është marr me qera pasi nga ajo është nxjerrë me zor familja e Hasan Hotit, nga paria e Shkodrës.
Zbërthimi i telegramit shifër ardhur nga vilajeti i Manastirit për arrestimin e Mustafait, i transferuar nga mydyr i nahijes së Oparit në nahijen e Gostivarit.
Zbatimi i Kodit Penal për gjykimin e Ethemit, defterdarit të Shkodrës dhe binbash Ali beut, biri i Bedirhan Pashës.
Zbatimi i Kodit Penal për gjykimin e Edhemit, defterdarit të Shkodrës dhe major Aliut, biri i Bedirhan Pashës.
Zarfi ku shkruan raporte për armët dhe municionet e dorëzuara taborëve të ushtrisë rezerviste të Leskovikut dhe Gjirokastrës,
Zarf bosh që ka sipër shënimin bashkia, kryesia e komisionit hetimor ushtarak, kryeministria, Shaqir pasha, Reshati mytesarifi i sanxhakut të Durrësit, Mustafa mjeku i Sakëzit.
Zaptimi i pronës që familja Marjanoviç ka blerë në Beranë.
Zaptimi i disa tokave të Shkodrës nga malazezët janë shkaktuar nga Komandanti i Ushtrisë së rregullt dhe Iljas pashë Dibra, komandanti i ushtrisë ndihmëse.
Zaptijet nga Mirdita kanë vjedhur pasurinë dhe bagëtitë e popullit të Zadrimës.
Zanoni, i burgosur si i akuzuar për vjedhje, t’i dorëzohet konsullatës austro-hungareze në Shkodër, nëse është me nënshtetësi austro-hungareze.
Zamputi ish mjeku i bashkisë së kazasë së Kavajës emërohet mjek në bashkinë e sanxhakut të Durrësit.
Zahiretë e nevojshme për ushtarët që janë me Mustafa pashën, mytesarifin e sanxhaqeve të Shkodrës, Ohrit dhe Elbasanit.
Zahireja e marrë në dorëzim nga Emin pasha për prodhimin bujqësor të pronave sulltanore në kazanë e Gjirokastrës dhe shpenzimet e Osmanit, mytesarifit të Gjirokastrës.
Ymeri, sekretar i gjykatës së shkallës së parë të Durrësit ka shkuar për çështje personale në Lom të Bullgarisë.
Ymeri, mytesarifi i sanxhakut të Janinës dhe Mehmet Reshidi, vali i Karamanit dhe mytesarifi i Trikallës kërkojnë që Behxhet Jahja, kadiu i Konicës i syrgjynosur në Dimetoka të vendoset në Parga apo në Delvinë.
Ymeri, banor i qytetit të Elbasanit, të dënohet se ka shtënë me armë zjarri ndaj Llazarit, birit të papa Dhimitrit, nga i njëjti qytet, me qëllim që ta frikësonte dhe jo ta vriste.
Ymeri komandanti i taborit të Mirditës transferohet në Konja.
Ymeri emërohet oficer i xhandarmërisë së sanxhakut të Beratit.
Ymeri emërohet në detyrën e të atit të tij të ndjerë, Hasanit, si dizdari i kalasë së Vlorës.
Ymeri emërohet komandant në taborin e Mirditës në vend të Mehmet Feritit i transferuar me detyrë si komandant në taborin e Durrësit.
Ymeri emërohet kethyda me ulufe në kompaninë e kapedanëve të kalorësve të parë në kalanë e Starovës në vend të Darranit.
Ymeri caktohet mësues i fshatit Kamiçan në kazanë e Gramshit në Manastir, ndërsa Rizai emërohet mësues në fshatin Deros në kazanë e Elbasanit.
Ymeri caktohet hatip në xhaminë e ndërtuar nga Ramazani në fshatin Karmezin në kazanë e Durrësit.
Ymeri biri i Mustafait i dorëzon me pëlqim Abdiut birit të Mustafait timarin e tij në kazanë e Beratit në sanxhakun e Vlorës.
Ymer Riza efendi, emërohet në vendin e detyrës së Mehmet efendiut, policit të Shkodrës, i cili ka dhënë dorëheqje.
Ymer Pasha lihet në detyrën e mytesarifit të sanxhaqeve të Janinës, Vlorës dhe Delvinës.
Ymer pasha emërohet mytesarif i sanxhakut të Vlorës me kusht që të grumbullojë taksat shtetërore të kazave të sanxhakut të Delvinës dhe pastrojë banditët që gjenden aty, se i jepet edhe detyra e mytesarifit të sanxhakut të Elbasanit, se janë dërguar urdhrat përkatës në sanxhaqet e Dukagjinit, Prizrenit dhe Ohrit që të dërgojnë ushtarët e tyre në ndihmë të Ymer pashës, si dhe të burgoset në vende të përshtatshme Salih pasha, ish mytesarifi i Ohrit, i cili ka penguar grumbullimin e ushtarëve dhe Kahraman pasha, kajmakami i Dukagjinit i cili ka grumbulluar shuma të mëdha parash nga populli me provokimet e Mehmetit ish sağkoll, Ahmet pashë Gjakova, Ali pasha dhe Numan bej, myteveli i Gjakovës.
Ymer pasha emërohet me detyrë për vendosjen e rendit në Dibër, Elbasan, Tiranë dhe Ohër.
Ymer Musa, i cili kërkohet nga mytesarifi i Korçës, që të dorëzohet në repartin e ushtrisë, mësohet se gjendet pranë Mustafait, kapiten artilerie në Kiljos të Detit të Zi.
Ymer Lytfiu, ish kajmakami i Kazimijes emërohet kajmakam në kazanë e Krujës.
Ymer Lytfiu kajmakami në kazanë e Krujës emërohet kajmakam në kazanë e Shijakut në vend të Mehmet Sherifit i cili transferohet kajmakam në kazanë e Krujës.
Ymer Lytfiu ish kajmakami i Shijakut emërohet kajmakam i Ushakut.
Ymer Lytfiu emërohet kajmakam në kazanë e Krujës.
Ymer Lytfi efendi; vendlindja Shkodër, biri i tregtarit Abdurrahman aga Pelinkut.
Ymer Jymni Efendi; vendlindja Shkodër, biri i Ibrahim Shinasi efendiut nga Prizreni.
Ymer Fevzi pasha, emërohet në vend të Ismail pashës, valiut dhe komandantit të Shkodrës, i cili ka dhënë dorëheqje nga këto detyra.
Ymer Fevzi pasha emërohet vali i Shkodrës.
Ymer efendi; vendlindja Shkodër, biri i Mustafa agait
Ymer Ahmeti nga Berati vërteton se ka marr në dorëzim rrogën nga të ardhurat e mukatasë së doganës së skelës në Durrës.
Showing 101 to 200 of 57740 results
Page
of 578